Komuna e Prishtinës e “pastron” hyrjen e QKUK-së

Prishtina

Komuna e Prishtinës e “pastron” hyrjen e QKUK-së

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:40
Hyrjja e QKUK-së

Komuna e Prishtinës i ka hequr disa dyqane të vogla dhe kiosqe në hyrje të QKUK-së.

Drejtoria e Inspekcionit e ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara në atë pjesë dhe për këtë ka njoftuar në Facebook nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj.

“Hyrja tek QKUK frymon më lirshëm, prej sot! Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara në hyrje të QKUKsë. Do të lirojmë hapësirat publike në vazhdimësi.

E kemi prioritet”, ka shkruar ai, duke e përmendur drejtorin e kësaj drejtorie, Florian Dushin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat