Nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e eficiencës në 47 ndërtesa publike në Prishtinë

Prishtina

Nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e eficiencës në 47 ndërtesa publike në Prishtinë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:59
Përparim Rama dhe Odile Renaud Basso

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama priti sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (BERZH), kryesuar nga presidentja Odile Renaud Basso, me ç’rast u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e eficiencës në 47 ndërtesa publike në kryeqytet.

Rama me këtë rast tha se në 47 ndërtesat për përmirësimin e eficiencës përfshihen shkolla, çerdhe, qendra familjare.

Rama: Nënshkruam kontratën për përmirësim të eficiencës të 47 ndërtesave publike

"Sot është një ditë e mirë, një ditë pozitive për Prishtinën. Sapo nënshkruam kontratën për një fond nga BERZH për përmirësimin e eficiencës të 47 ndërtesave publike në Komunën e Prishtinës për shkolla, çerdhe, qendra mjekësore familjare. Kjo ndihmon edhe në aspektin e mbrojtjes së ajrit të pastër për arsye se eficienca e nxehjes dhe ftohjes do të jetë më e mirë", tha Rama.

Ndryshe, implementimi i projektit “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Eficienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë” kap shumën e granit prej 1 milion eurove dhe njëkohësisht BERZH do të mobilizojë një grant teknik 315.000 euro për implementimin e elementeve të caktuara të projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat