Termokosi nënshkruan kontratën, më nuk do të paguhet ngrohja me metra katrorë

Prishtina

Termokosi nënshkruan kontratën, më nuk do të paguhet ngrohja me metra katrorë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:55
Ilustrim

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” ka bërë të ditur se vendosja e matësve do të ndryshojë metodën e deritashme të faturimit nga faturim i bazuar në sipërfaqen ngrohëse do të mundësohet kalimi nga faturimi sipas konsumit të energjisë ngrohëse të secilit konsumator.

Përmes një njoftimi për media është potencuar se fillimisht kompanitë punëkryese do të bëjnë disa hulumtime vlerësuese të instalimeve të ngrohjes tek konsumatorët, që do t’i paraprijë fillimit të punimeve në teren për vendosjen e matësve digjitalë si dhe valvulave termodinamike tek konsumatorët e NP “Termokos”.

Kjo metodë, sipas ndërmarrjes, do të jetë shumë e leverdishme ekonomikisht për konsumatorët.

Pasi që do të kenë mundësi, që përmes kursimit të energjisë termike të kursejnë edhe buxhetin familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat