Policia dhe zjarrfikësit për zjarrin në Prishtinë: Një fëmijë i lënduar, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

Prishtina

Policia dhe zjarrfikësit për zjarrin në Prishtinë: Një fëmijë i lënduar, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt banimi në Prishtinë, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Policia ka rrethuar me shirita zonën ku ka ndodhur zjarri, duke bllokuar qarkullimin për një kohë.

Fatmirësisht nga ka shpërthim asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore, deri më tani, nga zjarri që ka kapluar një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Detaje për këtë zjarr, ka dhënë Shkelzen Xhafa, shef i operatives rajonale te Drejtorisë se Policisë ka thënë se falë intervenimit  policisë së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet nga zjarri

Sipas tij për momentin është faza fillestare dhe nuk mund të themi se çka e shkaktojë zjarrin.

“Sot policia rreth orës 12 ka marr një informatë se është një zjarr në një objekt banimi në rrugën Lidhja e Prizrenit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marr të gjitha masat në lidhje me evakuimin e banorëve dhe evitimin e rrezikut. Falë intervenimit të policia së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet. Pastaj kanë ardhur edhe banorët që me përkushtimin e tyre ka arritur deri tek komplet shuarja e zjarrit. Ende është në proces se si është shkaktuar zjarri . Për momentin është faza fillestare dhe nuk mund të themi se çka e shkaktojë zjarrin”, tha Xhafa.

Ndërsa Latif Zeka komandant i Zjarrfikësve të brigadës së Prishtinës zjarrfikësit kanë ardhur prej dy pikave prej qendrës dhe kodrës së trimave, teksa shtoi se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka kurrfarë rreziku.

Ai po ashtu tha se dy persona kanë nxjerr zjarrfikësit përjashta dhe nuk janë të lënduar.

“Sipas  informatave qe kam marr mbasi qe kanë mbërri zjarrfikësit, lajmi ka ardhur në brigadë në orën 12:10 minuta.  Zjarrfikësit kanë ardhur prej dy pikave prej qendrës dhe kodrës së trimave. Ata si kanë mbërri nuk e kanë lënë zjarrin me u përhap dhe kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë brenda. Sipas informatave të ndihmës së shpejtë ka qenë vetëm një fëmijë i lënduar. Dy persona kanë nxjerr zjarrfikësit përjashta dhe nuk janë të lënduar. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka kurrfarë rreziku. Unë e kam verifikuar vet prej lart deri poshtë se mos ka njerëz”, tha Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat