Komuna e Prishtinës nesër asfalton rrugën që frekuentohet tej mase

Prishtina

Komuna e Prishtinës nesër asfalton rrugën që frekuentohet tej mase

Më: 15 prill 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të fillojë asfaltimi i rrugës “Ahmet Krasniqi”.

Rruga “përpjetzë” Dragodanit do të mbyllet nesër për qarkullon nga ora 07:00 deri në orën 18:00.

Kjo është një nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës dhe që është në proces rekonstruimi pas rrugës “Muharrem Fejza”.

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në implementim të kontratës ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m. Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat