Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje edhe për disa ditë

Prishtina

Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje edhe për disa ditë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 10:41
Termokos

Ndonëse, furnizimi me energji ngrohëse, sipas afatit të zakonshëm do të duhej të përfundonte sot, pasi është monitoruar lëvizja e temperaturave minimale ditëve të fundit si dhe pasi janë analizuar parashikimet meteorologjike për një përkeqësim të motit ditëve të ardhshme, NP “Termokos” bën të ditur që furnizimi me ngrohje do të vazhdojë edhe për disa ditë.

“Në përpjekje për të përmbushur misionin tonë, që të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme për gjithë konsumatorët, kjo zgjatje e sezonit ngrohës është bërë në koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe me KEK-un.

Ndërkohë, që është në harmoni të plotë edhe me aktet ligjore në fuqi, sipas të cilave në rastet e temperaturave të paqëndrueshme mund të vazhdojmë me furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për aq kohë sa do të ketë nevojë”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se përfundimi i sezonit ngrohës 2021/2022, përkatësisht vazhdimi i furnizimit me ngrohje, do të varet nga lëvizja e temperaturave përgjatë ditëve në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat