Altera, libraria më e madhe në rajon hapet edhe në Prishtinë

Prishtina

Altera, libraria më e madhe në rajon hapet edhe në Prishtinë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 20:01
Altera, libraria më e madhe në rajon hapet edhe në Prishtinë

Pasditen e së premtes është bërë hapja e librarisë "Altera". Me mijëra titujve librash, material shkollor e zyrtarë mund të gjendën në librarinë më të madhe në rajon. Përveç në Prizren, tashmë kjo librari ka hapur dyert edhe në Prishtinë.

Menaxheri i kësaj librarie, Agim Gashi thotë se libraria në Prizren, konsiderohet më e madhja në rajon.

Gashi: Altera në shkurt ka mbushur tre vjet

"Sot hapëm librarinë "Altera" pas asaj që është në Prizren, e cila cilësohet dhe vërtetohet që është më e madhja në rajon. Dhe si pasojë e gjithë atij suksesi, menduam ta bëjmë një hapje edhe në Prishtinë...Altera në shkurt të këtij viti ka mbushur tri vjet të hapjes së saj, e cila përveç se është prej librarive më të mëdha në rajon posedon edhe shume artikuj, libra, material zyrtarë e shume materiale të tjera të cilat i duhen shoqërisë tonë. Prej hapjes së saj ka korrur një serë suksesesh, njëra ndër to ka qenë hapja e librarisë ne Prizren, e cila është mjaftueshëm e furnizuar me libra dhe cilësohet dhe vërtetohet që ka rreth dhjetë mijë tituj librash", thotë ai.

Ai tregon se edhe në Prishtinë, raftet janë të mbushura me mijëra tituj librash.

Gashi: Është e vizituar nga të rritur e të vegjël

"Kemi letërsinë e huaj, letërsinë bashkëkohore të huajë, pastaj kemi dramë, romancë të huajë, histori botërore dhe konspiracion, histori shqiptare, histori bashkëkohore shqiptare dhe për fëmijë, e cila është shumë e vizituar nga të rritur e të vegjël", shton ai.

Menaxheri i librarisë "Altera", Agim Gashi thotë se presin sukses edhe më të madh se në Prizren, për shkak të numrit më të madh të banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat