Ish ushtarit të UÇK-së i ndodh e papritura, paguan 21 euro për 45 minuta parkim

Prishtina

Ish ushtarit të UÇK-së i ndodh e papritura, paguan 21 euro për 45 minuta parkim

Nga: A.M. Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:01
Hasan Zeneli

Ish ushtarit të UÇK-së, Hasan Zeneli, i ka ndodhur sot një e papritur.

Ai për parkimin e veturës së tij, ka paguar 21 euro.

Sipas tij, vetura e tij ka qëndruar në vendparkim vetëm 45 minuta.

Reagimi i plotë:

Prishtina Parking dënon qytetarët pa gjyq me nga 21 euro për 45 minuta parkim. Kjo çka po ndodhë  te ne, është një padrejtësi e shekullit për qytetarët e Prishtinës dhe vendeve tjera që frekuentojnë Prishtinën.

Ndërmarrja e lartpërmendur,nuk i ka punëtorët për t’jua sqaruar konsumatorit se duhet paguhet qëndrimi i automjetit për 1 euro orën dhe pa gjyq dënon qytetarët me 21 euro për parking të pa lajmëruar.

Kjo çka ndodhi sot me mua, lutem të mos ju ndodhë qytetarëve tjerë të Prishtinës.

Kompania në fjalë, nuk ka të drejtë morale as ligjore të bëjë këso ekzekutime pa gjyq.

Kompania duhet t`i ketë punëtorët e saj që ta bëjnë pagesën nga konsumatori e jo të vë dënime.

I indinjuar me rastin vandal që më ndodhi sot ,përballë fakultetit të shkencave në Prishtinë, Hasan Zeneli, qytetar i komunës së Prishtinës.

Image
Gjoba
Image
Foto e publikuar nga Zeneli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat