VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë

Prishtina

VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:37
Vetëvendosje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj inspektorëve të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, kjo sipas tyre, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas VV-së, inspektorët nuk kanë ndërhyrë në objektin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ata e quajnë pa leje.

“Më 6 prill 2022, mbajtëm konferencë të jashtëzakonshme duke prezantuar refuzimin e lejes nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, që ia kishin bërë LDK-së. Pavarësisht kësaj, ata sërish kishin ndërhyrë në këtë objekt”.

“Ne, në konferencë paralajmëruam që jemi duke e përgatitur një kallëzim penal. Dy javë më vonë, ndonëse shpresuam se Drejtoria e Inspekcionit do të marrë masa, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj edhe sot deponuam këtë Kallëzim Penal”.

“Presim nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdoren detyrën zyrtare duke toleruar ndërtime pa leje në qendër të qytetit. Dhe, ftojmë LDK-në që të tërhiqet nga kjo traditë e saj, sepse po e ngulfat kryeqytetin”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat