Kallëzimi penal nga LVV e Prishtinës, reagon Drejtoria e Inspekcionit

Prishtina

Kallëzimi penal nga LVV e Prishtinës, reagon Drejtoria e Inspekcionit

Nga: G.B Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:44
Florian Dushi

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla dhe Arianit Beqiri, kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Prishtinës ndaj Drejtorisë së Inspekcionit, me pretendimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga inspektorët e kësaj drejtorie.

“Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LVV-së, Gëzim Sveçla dhe Arianit Beqiri, kanë dorëzuar Kallëzim Penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare të Inspektorëve të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës duke mos ndërhyrë në objektin pa leje të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhej në njoftim.https://ads.kallxo.com/www/delivery/lg.php?bannerid=33&campaignid=19&zoneid=55&loc=https%3A%2F%2Fkallxo.com%2Flajm%2Flvv-ushtron-kallezim-penal-ndaj-drejtorise-se-inspekcionit-te-prishtines%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google.com%2F&cb=cd215e2447

Pas kësaj ka reaguar Drejtoria e Inspekcionit, ku përmes një postimi në Facebook, ësht shprehur e hapur dhe bashkëpunuese me organet e drejtësisë, përcjell Bota sot.

Drejtoria po ashtu ka thënë se dëshiron të tërheq vëmendjen e “subjektit kallëzues” por edhe të organeve të drejtësisë se, kallëzimi i rrejshëm penal i ushtruar me vetëdije dhe për motive politike, përbënë vepër të pastër penale, prandaj si drejtori jemi të interesuar që kjo çështje të sqarohet deri në fund.

Drejtoria e Inspekcionit ka thënë se në asnjë formë nuk do të pranojnë diktat politik të askujt lidhur me mbarëvajtjen e punëve dhe realizimin e planeve të tyre për Prishtinën.

Postimi i plotë:

NJOFTIM!

Drejtoria e Inspekcionit, ashtu siç edhe jeni njoftuar, është në vlugun më të madh të realizimit të aksioneve të cilat dalin nga Plani Emergjent i punës së kësaj drejtorie, aksione këto të mirëpritura dhe të vlerësuara gjithandej nga qytetarët e Prishtinës.

Pavarësisht kësaj, Drejtoria e Inspekcionit, ju siguron se nuk do të ketë asnjë rast/shkelje të supozuar të cilën nuk e ka trajtuar apo nuk do ta trajtojë në të ardhmen në përputhje me procedurat e parapara të kësaj drejtorie, pavarësisht mungesës së madhe të stafit me të cilën po ballafaqohemi.

Si Drejtori e Inspekcionit, mbështetur edhe në kërkesat/ankesat e qytetarëve të Prishtinës, kemi ndërtuar prioritetet e tona të cilat konsiderojmë se përbëjnë prioritet edhe për jetën e përditshme të qytetarëve të Prishtinës, dhe në asnjë formë nuk do të pranojmë diktat politik të askujt lidhur me mbarëvajtjen e punëve dhe realizimin e planeve tona për Prishtinën.

Në fund, Drejtoria e Inspekcionit, është krejtësisht e hapur për bashkëpunim dhe sqarim të secilës situatë me organet e drejtësisë, në çdo kohë, por njëkohësisht, dëshiron të tërheq vëmendjen e “subjektit kallëzues” por edhe të organeve të drejtësisë se, kallëzimi i rrejshëm penal i ushtruar me vetëdije dhe për motive politike, përbënë vepër të pastër penale, prandaj si drejtori jemi të interesuar që kjo çështje të sqarohet deri në fund.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat