Vizita e presidentit të Letonisë, nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina

Vizita e presidentit të Letonisë, nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë, bashkë me një delegacion shoqërues, do të qëndrojë presidenti i Letonisë, Egils Levits.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa segmente rrugore, ku do të kalojë eskorta zyrtare, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut përkohësisht.

“Përgjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat