Prej nesër nuk ka më ngrohje, Termokos ka një njoftim

Prishtina

Prej nesër nuk ka më ngrohje, Termokos ka një njoftim

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Nga e shtuna (23 prill) përfundon sezoni ngrohës 2021/2022, njoftoi ngrohtorja “Termokos”.

Ngrohja pati vazhduar jashtë afatit të zakonshëm dimëror për shkak të temperaturave të ulëta në vend.

“Ky është sezoni i gjashtë ngrohës, gjatë të cilit për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, NP ‘Termokos’ SH.A. ka vazhduar furnizimin me ngrohje edhe jashtë afatit të zakonshëm ligjor, duke përmbushur kështu nevojën dhe kërkesën e konsumatorëve tanë për ngrohje”, thuhet në njoftim.

“Termokos” e përmbyllë edhe sezonin ngrohës 2021/2022 me një varg suksesesesh, si në rritjen e prodhimit të energjisë termike, shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët, rritjen e numrit të konsumatorëve, faturimin dhe inkasimin, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat