Ahmeti: Për ndërtimin e Unazës së Mesme – fokusohuni në këto pika!

Prishtina

Ahmeti: Për ndërtimin e Unazës së Mesme – fokusohuni në këto pika!

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:45
Shpend Ahmeti

Ish kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se unaza e mesme është hap i madh.

Ai tha se edhe nënshkrimi i memorandumit në mes të Komunës dhe Ministrisë sot është i domosdoshëm.

Ahmeti tregoi hapat që mund të marrin shumë kohë për këtë projekt.

Postimi:

Unaza e mesme njëmend është hap i madh. Prandaj patëm vrapuar pas Berzhit për sigurimin e kredisë. Kemi arritur deri te draft dizajni final dhe patëm punuar me Ministrin Aliu për përdorimin e një pjese të autostradave egzistuese për ta përfunduar unazën.

Edhe nënshlrimi i memorandumit në mes të Komunës dhe Ministrisë sot është i domosdoshëm. Por ka ende hapa të cilat do të marrin kohë. Është mirë që të menaxhohen pritjet për këtë projekt madhor.

Kanë mbet edhe këto hapa të cilat marrin shumë kohë. Por fokusi i Komunës dhe Ministrisë duhet të jetë në shpronësim i cili mund ta vonojë projektin.

1. Draft Dizajni final

2. 120 dite diskutim publik

3. Dizajni final

4. Aprovimi i kredise – bordi i Berzhit

5. Ratifikimi i marreveshjes ne Kuvendin e Kosoves

6. Plani i shpronesimit sipas rregullave te Berzhit

7. Tenderimi sipas rregullave te Berzhit

8. Disbursimi

9. Ndertimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat