Qytetarët kundër qarkores njëkahëshe: Tmerr, nuk po funksionon

Prishtina

Qytetarët kundër qarkores njëkahëshe: Tmerr, nuk po funksionon

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Prej mëngjesit të sotëm ka filluar testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe. I njëjti testim do të vazhdojë për 48 orë. Mirëpo, kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Drejtuesit e mjeteve, të cilët ishin bllokuar në qytetit për shkak të kolonave, nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ata nuk e shohin si zgjidhje për të lehtësuar trafikun e rënduar të kryeqytetit, duke thënë se kështu duket sikur bllokohet edhe më shumë.

Qytetarja Fitore Jashari, është shprehur kundër këtij vendimi, duke thënë qe nuk është zgjedhje që për një punë të sillen në gjithë qytetin.

Jashari: Nuk është zgjedhje e duhur

"Është qytet shumë i madh, nuk është zgjidhje për një punë të sillen në gjithë qytetin", tha ajo.

Një tjetër qytetar, Gazmend Gashi, e sheh si të pamundur zbatimin e këtij plani përgjithmonë.

Gashi: S’ka shanse të funksionojë

"E tmerrshme, nuk funksionon, është e pamundshme. Shumë vetura, nuk ka shanse të funskionojë... E palogjikshme defenitivisht", tha ai.

Zegjir Tora, ka thënë qe kjo s'është kurfar zgjidhje.

Tora: Veç po e bllokom, s'ështe zgjedhje kjo

"Veç po e bllokon, kurrfarë zgjidhje. Sot e shtunë edhe është blloku, po të hënën (ditë e punës)”, tha ai.

Florim Hasimi po ashtu është shprehur kundër këtij vendimi, duke thënë që qyteti është shumë i ngarkuar me automjete, dhe plani që unaza qendorre të kthehet në qarkohre njëkahëshe nuk është zgjidhje.

Hasimi: Mendoj se vec ka me vëshitësu gjendjen

"Mendoj se veç ka përkeqësuar gjendjen... Sepse është shumë i sterngarkuar qyteti prej veturave, dhe mendoj qe do të bllokojë dhe pengojë shumë kjo punë", tha ai.

Mendim Rugova, ka thënë që mbetet të shihet ditëve të tjera, pasi që sot është vikend dhe intensiteti është më i ulët.

Rugova: Varet edhe ditëve të punës se si do të jetë intensiteti

"Po mendoj qe ndoshta mundet me liru pak, por varet edhe ditëve të punës se si do të jetë intensitetit, pasi që këto dy ditë është vikend, qarkullimi është pak më i lehtë", tha ai.

Vehbi Haliti ka thënë qe nuk është zgjidhje qe për një punë të përshkruash të gjithë qytetin.

Haliti: S'është zgjidhje kjo

"Çfarë zgjidhje kjo, rreth qytetit me shku deri te lokali yt ose te puna jote. Kjo është tmerr, por shpresojmë per të mirë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat