Vazhdojnë kolonat rrugëve të Prishtinës si pasojë e testimi të rrugës njëkahëshe

Prishtina

Vazhdojnë kolonat rrugëve të Prishtinës si pasojë e testimi të rrugës njëkahëshe

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:04
Kolonat në Prishtinë

Sot në rrugët kryesore në Prishtinë kolonat kanë qenë edhe më të gjata, si pasojë e tollovisë së shkaktuar nga testimi i rrugës njëkahëshe në unazen qendrore të Prishtinës.

Ky testim ka filluar sot që nga orët e mëngjesit, ndërkohë që shumë shoferë janë ankuar se kjo gjë vetëm se po e bën trafikun më të dendur.

Testimi po bëhet ne vendim të komunës së Prishtinës dhe do vazhdojë edhe nesër.

Rrugët që po funksionojnë në mënyrë njëkahëshe janë rruga “Agim Ramadani”, rruga “UÇK”, rruga “Migjeni”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Garibaldi”, rruga “George Bush” dhe rruga “Eqrem Çabej”, .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat