Kështu vidhen paratë brenda një furre në Prishtinë

Prishtina

Kështu vidhen paratë brenda një furre në Prishtinë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një grua është filmuar duke vjedhur para brenda një furre në Prishtinë.

Siç shihet në video, një gruaje duke pritur në radhë për të paguar, i kanë rënë parat, teksa gruaja tjetër shihet duke marrë paratë dhe duke ikur.

Në lidhje me këtë media ka kontaktuar me vajzën e gruas, që iu kanë vjedhur paratë.

Ajo theksoi se kanë qenë të tmerruar kur e kanë parë videon, teksa shtoi se vlera e parave është 55 euro.

“Nëna fillimisht nuk e ka vërejtur që po i mungonin paratë, ajo kur doli nga furra ka vërejtur që po i mungojnë paratë, kur është kthyer, nuk i ka gjetur paratë”.

Ajo tutje tha se rastin e kanë raportuar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat