Prishtina edhe të dielën në testim sikur dje

Prishtina

Prishtina edhe të dielën në testim sikur dje

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Prishtina do të jetë në testim edhe sot për shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, ka njoftuar komuna.

Testimi është bërë edhe gjatë ditës së djeshme me ç’rast janë krijuar kolona të gjata.

“Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve”, ka njoftuar komuna.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat