Komuna njoftoi për përfundimin e testimit të unazës njëkahëshe në Prishtinë

Prishtina

Komuna njoftoi për përfundimin e testimit të unazës njëkahëshe në Prishtinë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:46
Komuna njoftoi për përfundimin e testimit të unazës njëkahëshe në Prishtinë

Testimi i unazës njëkahëshe ka përfunduar. Komuna e Prishtinës kishte njoftuar më herët se ky testim do të përfundonte në orën 17:00.

Komuna i ka falënderuar qytetarët për durimin dhe ndihmën gjatë këtyre dy ditëve testuese.

“Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm!”, ka njoftuar Komuna në Facebook.

Ky testim është planifikuar t’i shërbejë kryetarit të Prishtinës për ta menduar një plan efektiv për lehtësimin e trefikut në Prishtinë.

Shumë qytetarë janë ankuar, ndërsa Komuna e Prishtinës ka testuar tashmë shumë rrugë duke i shndërruar në njëkahëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat