Themelohet grup punues për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë

Prishtina

Themelohet grup punues për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 17:19
Pamje nga takimi

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është themeluar grupi punues në bashkëpunim edhe me aktorë jashtë strukturës komunale për trajtimin e qenve endacakë në kryeqytet.

Grupi Punues do të përbëhet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, Oda e Veterinerëve të Kosovës, Policia e Kosovës, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë, duke zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit, mirëpo për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, qentë endacakë vazhdojnë të jenë ndër problemet permanente me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës. Kryetari Përparim Rama kishte deklaruar se komuna si e vetme nuk ma zgjedhë problemin e qenve endacakë, porse një gjë e tillë mund të bëhet edhe me ndihmën e nivelit qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat