​Rruga A do të jetë me tri korsi

Prishtina

​Rruga A do të jetë me tri korsi

Më: 29 prill 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ka përcjellur materialin ofertues për projektin “Ndërtimi i “Rrugës A” ( kolektori dhe rruga).

Sipas njofitmit, në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore.

“Rruga do të jetë me tri korsi në një drejtim. Për autobus do të ketë korsi të veçantë, ndërsa dy korsitë tjera do të shfrytëzohen për vetura. Rruga do të ketë shtegun e biçiklistave dhe trotuarin afër saj.

Po ashtu do të ketë tre shtigje të hapësirave gjelbëruese. Rr. "A", do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, në të cilën ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro. LOT I, do të përfshijë segmentin nga “Veterniku” deri të vazhdimi i “Rrugës B””, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat