“Rruga A”do të bëhet arterie qarkullimi për hyrje-daljet në Prishtinë

Prishtina

“Rruga A”do të bëhet arterie qarkullimi për hyrje-daljet në Prishtinë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Biznese të ndryshme ndërkombëtare por edhe ato vendore e kane mundësinë që shumë shpejt të aplikojnë në tenderin i cili pritet të hapet për ndërtimin e rrugës “A” në Prishtinë, rrugë kjo e cila do të bëhet një arterie qarkullimi për hyrje-daljet në kryeqytet.

Kryetari Përparim Rama ka njoftuar se tashmë e kanë përcjellë materialin ofertues për projektin e kësaj rruge. Por fillimisht sipas tij do të nisë vetëm ndërtimi i fazës së parë dhe e cila do të kushtojë 8 milionë euro.

Ndërkohë, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, tha për RTK-në se kjo rrugë do të jetë një arterie për Prishtinën.

“’Rruga A’ është sikurse ‘Rruga B’. Është një rrugë e gjerë, e cila pastaj do të ngjall krejt pjesën ku do të shtrihet ajo. Do të jetë fantastike për qytetarët. Do të jetë një kyqje dhe linjë e re. Kjo rrugë do të jetë një arterie fantastike dhe tepër e çmueshme për qytetin e Prishtinës”, tha Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Derisa drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës jep detaje se si do të duket “Rruga A”.

“Rruga A do të jetë me 6 korsi, 1 për autobusë, 2 për vetura, do të ketë shtegun e biçiklistëve, do të ketë kanalin e hapur anash saj. Një risi që do të ndodh”, tha Krenar Xhaferi drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës

Nga ana tjetër, qytetarët konsiderojnë se është nevojë urgjente intervenimi nëpër infrastrukturën e kryeqytetit.

Në kuadër të ndërtimit të rrugës A përveç rrugës parashihet edhe trajtimi i kolektorit të ujërave të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat