​Dita e 1 Majit, Parku Gërmia sot kishte më pak vizitorë sesa viteve të kaluara

Prishtina

​Dita e 1 Majit, Parku Gërmia sot kishte më pak vizitorë sesa viteve të kaluara

Më: 1 maj 2022 Në ora: 16:20
Parku Gërmia

Për dallim nga vitet e kaluara, Parku Nacional Gërmia ishte shumë pak i vizituar.

Gërmia për festën e 1 Majit ishte e heshtur, pa vizitorë nga qytetet e tjera që zgjidhnin ta kalonin këtë ditë si çdo vit tjetër.

Disa qytetarë kanë thënë që arsyeja pse mungon atmosfera në këtë park, është edhe emigrimi e papunësia.

Qytetari Selman Pajaziti ka thënë se edhe bukuria e parkut nuk duket pa qytetarë, ndërsa ka thënë që faktor i gjithë kësaj janë edhe kushtet e renda.

Pajaziti: Është bërë vështirë të ardhura, për rini s’ka të ardhura askund

“Kam dalë po s’paska (qytetarë), zmbrapsur qenka Gërmia, po më vjen interesant se çfarë është bërë. Jemi mësuar si vitet e kaluara, ndërsa këtë vit shumë keq... Është bërë vështirë të ardhura, për rini s’ka të ardhura askund”, tha ai.

Po ashtu edhe Idriz Mehtolli shprehet i çuditur me numrin e vogël të qytetarëve që kanë frekuentuar sot parkun Gërmia.

Mehtolli: Nuk paska kallaballëk qysh e mbaj mend unë

“Pak popull paska. Nuk paska kallaballëk qysh e mbaj mend unë”, tha ai.

Ndërsa, Xhemshir Deliu ka thënë që nuk ka vizitor pasi që shumica kanë emigruar sepse nuk ka kushte të mira këtu.

Deliu: Rinia po ikin prej këtu

“Gërmia ka ndryshuar shumë, shkaku i kushteve. Edhe njerëzit të papunë, rinia po ikin prej këtu”, tha ai.

Qytetari tjetër, Ali Aliu është shprehur po ashtu i habitur nga parku bosh.

Aliu: Parku bosh

“Edhe unë kur zbrita pritsha që të jetë plot, si çdo vit. U habita që është bosh”, tha ai.

Ndryshe gjatë ditës në kryeqytet janë mbajtur dy protesta, si ajo e Federatës Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist nga Blloku AntiKapitalist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat