Thernin ilegalisht shpendë, inspekcioni i gjobit dhe i detyron ta pastrojnë Tregun e Automjeteve

Prishtina

Thernin ilegalisht shpendë, inspekcioni i gjobit dhe i detyron ta pastrojnë Tregun e Automjeteve

Më: 1 maj 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion në Tregun e Automjeteve, ku ka gjetur disa shitës që thernin shpendë në mënyrë ilegale.

Si pasojë ndaj tyre janë marrë masa.

Inspekcioni i ka larguar këta shitësit nga ky treg.

E po ashtu i ka gjobitur ata dhe i ka detyruar që ta pastrojnë këtë pjesë ku kanë i kanë hedhur mbeturinat.

Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po therrnin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme. Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapsirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therrje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therrura”, njofton Inspekcioni i Komunës së Prishtinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat