Rama: Zjarrfikësit e Prishtinës meritojnë trajtim dhe kushte të dinjitetshme

Prishtina

Rama: Zjarrfikësit e Prishtinës meritojnë trajtim dhe kushte të dinjitetshme

Më: 4 maj 2022 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se  ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, për të cilët tha që meritojnë kushte të dinjitetshme.

“Zjarrfikësit e Prishtinës meritojnë trajtim dhe kushte të dinjitetshme, për krijimin e të cilave jemi duke punu me seriozitetin më të lartë brenda kompetencave tona si Kryeqytet!

Përjetë mirënjohës me punën e palodhshme të heronjve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat