Qentë endacakë rrezikojnë jetën e qytetarëve, reagon Ahmeti

Prishtina

Qentë endacakë rrezikojnë jetën e qytetarëve, reagon Ahmeti

Më: 7 maj 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Prania e madhe e qenve endacakë në kryeqytet dhe nëpër qytete tjera të vendit po rrezikon vazhdimisht jetën e qytetarëve.

Sot në disa media u publikuan pamje ku disa qenë endacakë sulmuan një djalë dhe një vajzë në Prishtinë, ndërsa një tjetër rast ishte ai i para një muaji ku pre e një sulmi nga qentë ishte një grua në rrugën “C” në kryeqytet, e disa raste të tjera të raportuar në media e rrjete sociale.

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti tha se sfidat e kohëve të fundit në disa qytete të Kosovës, e sidomos në Prishtinë është cenimi i sigurisë së qytetarëve nga qentë endacakë.

Sipas tij, si çështje prioritare e shtetit duhet të jetë siguria e përgjithshme e qytetarëve.

Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: “Në rastin e sipërpërmendur të qenve endacak në Prishtinë, përgjegjësia e veprimit bie mbi qeverinë komunale. Duhen veprime urgjente, sepse po cenohet dhe rrezikohet drejtpërdrejt shëndeti dhe siguria humane e qytetarëve.

Çdo arsyetim është i paqëndrueshëm dhe çdo vonesë vetëm sa po shkakton lëndime dhe trauma të thuajse përditshme të qytetarëve nga qentë endacakë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat