Komuna e Prishtinës hap tender 350 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

Prishtina

Komuna e Prishtinës hap tender 350 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 19:18
Ilustrim

Qentë endacakë po vazhdojnë të jenë problem tash e sa vite në Prishtinë, teksa kohëve të fundit janë raportuar raste të shumta të sulmeve.

E për trajtimin e këtij problemi, Komuna e Prishtinës ka hapur dje një tender në vlerë prej 350 mijë euro.

Sipas njoftimit, afati i fundit për pranim të aplikimeve është më 23 maj.

Qentë endacakë në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore, marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve.

Rasti i fundit i sulmit nga qentë endacakë ishte gjatë ditës së sotme. Në një video të siguruar nga teve1.info, shihet se diku rreth tetë qenë endacakë i sulen një djali të ri, afër stacionit të autobusëve në kryeqytet.

Sipas të dhënave të publikuara, në 12 muajt e vitit 2021 u regjistruan mbi 200 sulme nga qentë endacakë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat