​Disa lagje në Prishtinë do të mbeten pa furnizim me ujë

Prishtina

​Disa lagje në Prishtinë do të mbeten pa furnizim me ujë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

KRU Prishtina njofton konsumatorët e lagjeve “Dardania”, “Lakrishte” dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sonte nga ora 20:00.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm.

“Për ta kryer sanimin e defektit së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e furnizimit me ujë varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por KRU Prishtina beson se kjo mund të zgjasë tri deri në katër orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat