Prania e gjarpërit helmues Vipera Ammodytes në Parkun e Gërmisë, AMMK: Asgjë shqetësuese, pjesë e biodiversitetit

Prishtina

Prania e gjarpërit helmues Vipera Ammodytes në Parkun e Gërmisë, AMMK: Asgjë shqetësuese, pjesë e biodiversitetit

Më: 13 maj 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK) ka reaguar pas raportimeve se helmues gjarpëri Vipera Ammodytes është parë në hapësirat gjelbëruese në Parkun e Gërmisë, duke thënë se prania e gjarpërinjve në aty nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Në një komunikatë për media AMMK thotë se gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktiv e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohen.

Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat qe mund të vijnë me pas”, thuhet po aty.

Sipas AMMK-së, prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët eventual të Parkut Gërmia.

Gjithsesi se secili duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes”, thotë AMMK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat