Njofton Komuna e Prishtinës: Nesër dhe pasnesër transporti urban do të jetë pa pagesë

Prishtina

Njofton Komuna e Prishtinës: Nesër dhe pasnesër transporti urban do të jetë pa pagesë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj transporti urban do të jetë pa pagesë.

Përmes një shkrimi në facebook, Komuna e Prishtinës tha se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetet.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.

Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe  alternativ
”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat