Reagon komuna e Prishtinës: Çezma e Xhamisë së Çarshisë nuk u rrënua, por është zhvendosur

Prishtina

Reagon komuna e Prishtinës: Çezma e Xhamisë së Çarshisë nuk u rrënua, por është zhvendosur

Më: 20 maj 2022 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas raportimeve se çezma e Xhamisë së Çarshisë është rrënuar.

Përmes një postimi në Facebook, komuna ka bërë të ditur se çezma e xhamisë është zhvendosur përkohësisht.

“Duke ju falënderuar për vigjilencën, ju njoftojmë se zhvendosja e çezmës së xhamisë është e përkohshme”, thuhet në reagimin e tyre.

“Projekti që është duke u implementuar ka pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – IKMM, e cila është kompetente për dhënien e pëlqimeve për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore si dhe për përcjelljen e punimeve në to”.

“Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të ofrojë ekspertizën e vet si partner me këdo që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore si e mirë e përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat