Rruga “Muharrem Fejza” do të pastrohet të shtunën

Prishtina

Rruga “Muharrem Fejza” do të pastrohet të shtunën

Më: 25 maj 2022 Në ora: 19:59
Rruga “Muharrem Fejza”

Komuna e Prishtinë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë banorët e rrugës “Muharrem Fejza”.

Komuna ka lajmëruar se me datën 28.05.2022, ditën e shtunë, nga ora 09:00 do të bëjë pastrimin përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

Tutje Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga banorët e lagjes që këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat