Sot pastrohet rruga “Muharrem Fejza”, thirrja e Komunës për banorët

Prishtina

Sot pastrohet rruga “Muharrem Fejza”, thirrja e Komunës për banorët

Më: 28 maj 2022 Në ora: 07:30
Sot pastrohet rruga “Muharrem Fejza”, thirrja e Komunës për banorët

Komuna e Prishtinës sot, duke nisur nga ora 09:00, do të bëjë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbra në këto hapësira.

Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që sot të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare në mënyrë që të mos pengojnë punimet.

“Lusim qytetarët për bashkëpunim, pasi në rast të mos respektimit të këtij njoftimi, Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi për dëmtime të mundshme të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat