Stuhia e shiut në Prishtinë rrëzon një lis në rrugën ‘Fehmi Agani’

Prishtina

Stuhia e shiut në Prishtinë rrëzon një lis në rrugën ‘Fehmi Agani’

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fundjava në vendin tonë u karakterizua me rënie të temperaturave.

Në disa komuna është raportuar se ka rënë breshër e shi me stuhi.

Ndërkaq në Prishtinë, erërat e forta kanë rrëzuar një lis në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kjo ka shkaktuar edhe bllokim të komunikacionit, pasi degët janë shpërndarë nëpër rrugë.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ekipi kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka larguar drunjt nga rruga.

Ndërkaq, gjatë javes që vjen, fillim-qeroshri, priten ngritje të temperaturave.

Sipas meteorologëve, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 13 – 15 gradë Celsius – maksimalja pritet të shkojë deri në 31 gradë Celsius.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat