Komuna e Prishtinës jep sqarime për veturën me targa zyrtare që sonte u kthye nga Shqipëria

Prishtina

Komuna e Prishtinës jep sqarime për veturën me targa zyrtare që sonte u kthye nga Shqipëria

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka është sqaruar pas lajmit të publikuar për futjen e një makine me targa zyrtare nga pika kalimtare me Shqipërinë.

Ai thotë se vetura me targa 01Z-77-34 nuk është në flotën e veturave që posedon Drejtoria e Administratës dhe nuk shfrytëzohet nga zyrtarët që punojnë në institucionin e Kryeqytetit.

Në bazë të asaj që është raportuar në portalin Indeksonline, ndjejë të nevojshme të sqaroj se vetura me targa 01Z-77-34 nuk është në flotën e veturave që posedon Drejtoria e Administratës dhe nuk shfrytëzohet nga zyrtarët që punojnë në institucionin e Kryeqytetit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat