Përparim Rama reagon pas rastit tragjik në Prishtinë

Prishtina

Përparim Rama reagon pas rastit tragjik në Prishtinë

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 17:30
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në lidhje me rastin tragjik, ku humbi jetë një burrë dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e dëmeve nga stuhia.

Rama shpreh ngushëllime familjes së viktimës si dhe u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq.

Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat