Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar

Prishtina

Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e goditjes nga një dru, Komuna ka ndërmarrë disa veprime.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet sot kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

Disa prej drunjëve janë krasitur për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.

Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftim.

Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit. Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndryshe, IHMK ka paralajmëruar se këtë javë do të këtë përkeqësim të kushteve atmosferike ku pritet të bjerë shi e breshër i madh në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat