Tri fshatra të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

Prishtina

Tri fshatra të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:40
Ilustrim

Fshatrat Prugovc, Lebanë dhe Besi të shtunën do të mbesin pa ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në 15:00.

Kështu është bërë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është vazhdimi i punimeve të planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë.

“Ua kujtojmë se, çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat