Pasi u dha leja për ndërtimin e xhamisë, reagon nënkryetarja e Prishtinës

Prishtina

Pasi u dha leja për ndërtimin e xhamisë, reagon nënkryetarja e Prishtinës

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 00:17
Donjeta Sahatçiu

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pasi u dha leja për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania në kryeqytet.

Sahatçiu përmes një cicërime në rrjetin social Twitter i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke thënë se ishte një pritje e gjatë.

“Sot @KPrishtines ka dhënë lejen e ndërtimit të Xhamisë Qëndrore në lagjen Dardania në Kryeqytet. Pritje e gjatë. Urime t’gjithë besimtarëve mysliman”, shkroi Sahatçiu.

Sot pas 10 vjetëve është lëshuar leja nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë të gëzuar që më në fund e kanë vënë në “binar” ndërtimin e xhamisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat