Rama: Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik në Prishtinë

Prishtina

Rama: Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik në Prishtinë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 17:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është zotuar sot se në këtë komunë nuk do të ketë më probleme me ndriçimin publik.

Kjo pasi tha se ka nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit të ndriçimit në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi se janë në proces të vlerësimit të kontratës për zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik.

“Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbes pa ndriçim”, shkroi i pari i Prishtinës.

Tutje, Rama bëri të ditur se bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun, kanë vizituar tri lokacione të reja ku e kanë stabilizuar ndriçimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat