Çmimi i taksive në kryeqytet e rajonit- cili është dallimi me Prishtinën

Prishtina

Çmimi i taksive në kryeqytet e rajonit- cili është dallimi me Prishtinën

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Sa mund qytetarët e kryeqyteteve të rajonit t’ia lejojnë vetës transportin me taksi? Ku janë këto shërbime më të shtrenja, e ku më të lira?

Këtyre pyetjeve u japin përgjigje në vazhdim duke i krahasuar çmimet zyrtare aktuale të taksistëve në Shkup, Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë duke i marr parasysh kushtet normale në komunikacion, pa pritje të gjata.

Taksistë në Prishtinë e Tiranë me çmime të reja

Çmimet aktuale të taksistëve në Prishtinë u ndryshuan tre muaj më parë. Fillimi i vozitjes në kryeqytetin e Kosovës, tashmë kushton 2 euro, gjegjësisht 0,50 euro më shtrenjtë se tre muaj më parë kur ishte 1.5 euro.

Çmimi për një kilometër është 0,65 euro, ndërsa një orë pritje kushton 3 euro.
Edhe në Tiranë, në mars të këtij viti u ndryshua çmimi i taksive. Tarifa e mbrëmjes tashmë zbatohet edhe gjatë ditës. Çmimi aktual i nisjes në Tiranë është 2,5 euro (300 lekë) dhe me këtë çmim voziteni deri në 1,5 kilometër. Pesëdhjetë lekë më tepër paguhet nëse keni bagazh. Në 5 kilometrat e radhës në Tiranë, paguhet nga 1 euro. Më pas vijon tarifa e dytë e cila kushton 0,80 euro (95 lekë) dhe tarifa e tretë mbi 16,5 kilometër kushton 0,67 euro (80 lekë).


Starti në Shkup për 0,65 euro

Tarifa startuese e taksistëve të licencuar në Shkup, fillon nga 0,65 euro (40 denarë) dhe 0,40 euro (25 denarë) për çdo kilometër të kaluar. Deri pak kohë më parë një pjesë e kompanive ofronin shërbime me 20 për qind zbritje, megjithatë shtrenjtimi i derivateve solli deri te shfuqizimi i kësaj oferte. Çmimorja e taksive në Shkup, nuk është ndryshuar për 11 vite. Kërkesë zytare për rritjen e çmimeve të taksive në Shkup, zyrtarisht nga Shoqata e taksi transportuesve nuk ka.

Taksistët e licenucar vlerësojnë se gjobitja e atyre të cilët nuk janë të regjistruar dhe nuk paguajnë tatime në masë të madhe do të kontribuojë të mos rriten çmimet.
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut janë të regjistruar afërsisht 3 mijë taksi makina.

Trefishë më shtrenjtë në Beograd

Çmimi i taksi transportuesve në Beograd, kohë më parë pësoi rritje. Në kryeqytetin e Serbisë, ekzistojnë tre lloje të tarifave të taksi transportuesve. Nisja është e njëjtë në të trija rastet 1,8 euro (220 dinarë). Çmimi për një kilometër në tarifën e parë është 0,68 euro (80 dinarë), në të dytën 0,85 euro (100 dinarë), dhe në tarifën e tretë 1,36 euro (160 dinarë). Ndërkohë, çmimi i pritjes për një orë në të trija tarifat është 7,67 euro (900 dinarë).

Tarifa e parë zbatohet nga ora 7 deri në orrën 22, e dyta nga ora 22 deri në orën 6, si dhe të dielën dhe gjatë festave shtetërore. Përderisa e tarifa e tretë zbatohet jashtë pikave të qytetit të shënuara në Gazetën Zyrtare.

Një euro starti paralajmërohet në Sarajevë

Çmimorja aktuale e taksistëve në Sarajevë është 0,97 euro (1,9 marka konvertibile) për nisjen e vozitjes dhe 0,67 euro (1,2 marka konvertibile) për çdo kilometër të kaluar. Çmimi i pritjes për një orë është 6,14 euro (12 marka konvertibile).

Mirëpo, paralajmërimet e fundit të Shoqatës së taksistëve në Kantonin e Sarajevës, thonë se do të kërkojnë shtrenjtimin e taksi – transportit. Qëndrimi i tyre është se çmimet duhet të jenë 1,28 euro (2,5 marka konvertibile) për start dhe 0,77 euro (1,5 marka konvertibile) për çdo kilometër të kaluar. Në arsyetimin për shtrenjtimin e taksi-transportit ata e theksojnë rritjen e çmimit të derivateve.

Taksistët në Podgoricë fituan benefite

Ngjashëm si në Beograd, edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë, ekizstojnë tre lloje të tarifave të taksi-transportit. Çmimi i tarifës së parë që vlen nga ora 7 e deri në orën 22 varojnë nga 0,50 deri në 0,70 cent për kilometër. Tarifa e dytë që vlen nga ora 22 e deri në orën 6 kushton nga deri 0,60 deri më 1 euro për kilometër, ndërkohë faza e tretë e cila ndërlidhet me vozitjen jashtë qytetit kushton nga 0,40 deri në 1 euro për kilometër. Nisja në të trija tarifat kushton 0,50 euro për kilometër.

Taksistë në Podgoricë, tre muaj më parë u dorëhoqën nga kërkesa e tyre për shtrenjtimin e çmimeve për shkak se Qeveria solli vendim t’ju kthehen një pjesë e harxhimeve për akcizë të derivative të cilët i kanë taksistët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat