Sot hapet pishina e Gërmisë

Prishtina

Sot hapet pishina e Gërmisë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Dyert për gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00. Sipas një njoftimi për media thuhet se menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Sipas një njoftimi për media menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezonë hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat