72 raste të shkurorëzimeve në 6 muajt e këtij viti në Prishtinë

Prishtina

72 raste të shkurorëzimeve në 6 muajt e këtij viti në Prishtinë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Janë mesatarisht 12 raste në muaj të shkurorëzimeve që janë evidentuar nga Komuna e Prishtinës, apo 72 raste të tilla gjithsej për gjysmën e parë të këtij viti.

Këto statistika i ka bërë të ditur Arlinda Kastrati, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prishtinës, duke shtuar se vitin e kaluar kishte më shumë raste të shkurorëzimeve në kryeqytet.

Vitin e kaluar më shumë raste të shkurorëzimeve në Prishtinë

“Nga 1 janari 2022 deri më 21 qershor 2022 kanë qenë 72 shkurorëzime në Komunën e Prishtinës, me ç’rast qytetarët i kanë sjellë Aktgjykimet e Gjykatës. Ndërsa nga 1 janari i vitit 2021 e deri më 31 dhjetor 2021 kanë qenë 259 raste të shkurorëzimeve me Aktgjykim të Gjykatave”, ka pohuar Kastrati për median.

Derisa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Prishtinë janë shënuar 72 raste të shkurorëzimeve, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 133 raste të tilla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat