Abdixhiku: Manifesta në Prishtinë bëri bashkë artistë nga e mbarë bota

Prishtina

Abdixhiku: Manifesta në Prishtinë bëri bashkë artistë nga e mbarë bota

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 00:38
Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama

Këtë të mërkure në Prishtinë ka nisur Bienalja më e madhe botërore, Manifesta.

Në lidhje me nisjen me nisjen e kësaj Bienalje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në tulltoren e kryeqytetit, që sipas tij, qe e harruar për shumë kohë, artistë nga qytete botërore dhanë vizionin e përshtypjet për Prishtinën.

“Ata shpjeguan dhe veprat që Manifesta 14 do t’i sjellë në javët e muajt në vijim në kryeqytet.Prishtina është me fat që është zgjedhur si shtëpi e një ndër ngjarjeve më të mëdha kulturore në Evropë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë se Bienalja Manifesta do të jetë e hapur deri më 30 tetor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat