Prishtinë, asamblistët e VV-së dalin sot në konferencë për media

Prishtina

Prishtinë, asamblistët e VV-së dalin sot në konferencë për media

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës do ta mbajnë sot një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të VV-së, duke filluara nga ora 11:00, ka njoftuar ky subjekt politik të enjten.

Nuk është treguar cila do të jetë tema e trajtimit para opinionit.

Por të martën, LVV-ja në Prishtinë ka dorëzuar padi kundër Ndërmarrjes Publike Banesore(NPB) dhe tri kompanive private, në lidhje me projektin për ndërtimin e përbashkët në vlerë prej 120 milionësh, në mes të NPB-së dhe tri kompanive private.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat