Kërkohet përkushtim dhe profesionalizëm nga kryetari Rama – kjo është kërkesa publike!

Prishtina

Kërkohet përkushtim dhe profesionalizëm nga kryetari Rama – kjo është kërkesa publike!

Nga: M.H. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:27
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi dhe përfaqësues tjerë muaj më parë kanë shpalosur projektin për Spitalin e Përgjithshëm të kryeqytetit.

Rama tha se Prishtina ka nevojë për spitalin e vet.

Kryetari tha se me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi kanë diskutuar nëse Prishtina duhet të ketë spital me shërbime sekondare në qendër apo një me shërbim terciar në ndonjë fshat të Gollakut.

Mirëpo një projekt i tillë ende nuk ka filluar punimet.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur asambleisti Gëzim Sveçla –Giza.

Ai u shpreh se një spital i tillë është i domosdoshëm për Prishtinën  mirëpo duhet të ketë përkrahjen nga niveli qendror dhe jam i bindur se përkrahja nuk do të mungojë.

Spitali i Prishtinës është një nevojë dhe domosdoshmëri për Prishtinën. E kemi parë se janë ndarë një shumë për studimin e fizibilitetit. Të shohim si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim. Ky është një projekt që kërkon përkrahje nga niveli qendror dhe jam i bindur se përkrahja nuk do të mungojë”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai cek qe nuk është ndërmerr ansjë veprim nga niveli lokal dhe se duhet më shumë punë punë dhe profesionalizëm në këtë rrafsh.

Sa i përketë arsimit nuk kemi pasë asnjë veprim, strategji apo masa konkrete nga niveli lokal. Duhet shumë punë dhe profesionalizem në këtë rrafsh. Mbetet brengosëse siguria në shkolla. Nuk ka asnjë hap të ndërmarrë nga organet komunale për rritjen e sigurisë dhe kjo është shumë shqetësuese e dëshpëruese.

Njësoj si në shëndetesi e arsim, hiq më mirë nuk qëndrojmë as në fusha tjera. Sporti, kultura, administrata, mirëqenja sociale, e segmente të tjera të qeverisjes lokale, nuk është se kemi parë ndonjë ndryshim pozitiv, përkundrazi ka ngecje e vendnumërim”, përfundoi Sveçla për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat