​Komuna e Prishtinës në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal

Prishtina

​Komuna e Prishtinës në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 23:25
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po angazhohen për një Prishtinë të planifikuar mirë.

Ai ka shkruar në Facebook se po angazhohen për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, për mbarëvajtjen e të cilit janë duke punuar me kujdesin më të madh.

“Sot në vazhdën e këtij procesi, në bashkëpunim të ngushtë me Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a, për të siguruar ofrimin e shërbimeve sa më cilësore të furnizimit me ujë dhe kanalizimit në tërë territorin e Kryeqytetit, bashkë me kryeshefin ekzekutiv, Sokol Xhafa, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat