Sveçla kritikon Ramën: Nga 207 premtime janë realizuar vetëm shtatë

Prishtina

Sveçla kritikon Ramën: Nga 207 premtime janë realizuar vetëm shtatë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:52
Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka kritikuar udhëheqjen e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Sveçla qeverisjen e LDK-së e ka quajtur një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, duke shtuar se nga 207 premtimet e dhëna nga kryetari aktual i Prishtinës, janë realizuar vetëm shtatë.

“Është dëshpëruese ajo se çfarë është bërë gjatë këtyre muajve në komunën e Prishtinës, kemi të bëjmë më një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, këtë më së miri e dëshmojnë numrat dhe shifrat për realizimet të cilat janë bërë gjatë kësaj periudhe, do të thotë nga 207 premtime të zotëri Rama gjithsej janë realizuar shtatë prej tyre, prej këtyre shtatave, pesë kanë të bëjnë me premtime që kanë të bëjnë me çështje administrative, me konkurse me thirrje për kontratë e gjëra të tilla… Ndërkohë që prej 43 premtimeve për infrastrukturë nuk është realizuar asnjë, te shërbimet publike ka pasur gjithsej 41 premtime dhe vetëm një është realizuar dhe ky që është realizuar ka të bëjë me shenjëzimin e parkimeve të cilën e ka bërë Prishtina Parking po që gjithashtu ka rezultuar një projekt problematikë për shkak se ka pasur vazhdimisht pakënaqësi dhe shqetësime nga banorët e lagjeve. Në përgjithësi është larg realizimit të atyre që i ka premtuar”, tha Sveçla në një intervistë.

Sveçla akuzoi qeverisjen e Prishtinës për punësime të militantëve nëpër shkollat e Prishtinës dhe në ndërmarrje publike, ai po ashtu shtoi se Rama nuk është duke i përmbush premtimet me të cilat i fitoi zgjedhjet.

“Këto nënte muaj qeverisje kanë prodhuar vetëm skandale, kemi një tenderë prej 12 milionë për konsulentë i cili është më i madhi ndonjëherë që është zbatuar në republikën e Kosovës . Kemi punësime të militantëve partiakë nëpër shkolla të Prishtinës kryesisht militantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Pastaj është një thirrje tjetër për konsulentë në vlerë 240 mijë euro po ashtu janë punësuar ish-kandidatë për asamble nga Partia Demokratike e Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës, kemi një degradim të ndërmarrjeve publike komunale ku ndërmarrjet kanë dalë në bazë të partive, do të thotë ndërmarrjet e PDK-së dhe ndërmarrjet e LDK-së, pastaj ka ndarje të këtyre ndërmarrjeve brenda LDK-së në bazë të degëve të cilat i përfaqësojnë dega e parë, dega e katërt”.

Sa i përket deklarimit të kryetarit Përparim Rama se Qeveria e Kosovës është duke favorizuar komunat të cilat janë duke u udhëhequr nga VV-ja, Sveçla u shpreh se shumica e projekteve të Qeverisë së Kosovës janë zbatuar pikërisht në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat