Prej sot, kjo rrugë e Prishtinës do të jetë e mbyllur për dy javë

Prishtina

Prej sot, kjo rrugë e Prishtinës do të jetë e mbyllur për dy javë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 08:11
Rruga “Xhorxh Bush”, do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Duke filluar nga sot e deri më 8 janar, rruga “Xhorxh Bush”, do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Sipas njoftimit të komunës, kjo po bëhet meqë do të fillojnë përgatitjet për dekorimin e qytetit.

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit.

Andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur 🚧 nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 🕔05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat