Me javë në disa lagje të Prishtinës nuk funksionon ndriçimi publik

Prishtina

Me javë në disa lagje të Prishtinës nuk funksionon ndriçimi publik

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Prindërit e disa lagjeve në Prishtinë, ankohen edhe për mungesën e ndriçimit publik, duke thënë se kjo po i rrezikon fëmijët gjatë qarkullimit të tyre.

Zyrtarët komunalë ndërkaq thonë se janë në proces të rregullimit të ndriçimit publik.

Ka javë që ndriçimi nuk funksionon e kjo po u shkakton probleme banorëve që frekuentojnë këto rrugë

Qytetarët që RTK i ka intervistuar shprehin ankesat për mos intervenimin në rregullimin e ndriçimit publik.

 “Ka javë ose ma shumë vijnë njëherë dritat ndalen  prapë, shumica e lagjeve, rrugicave nuk kanë ndriçim të mjaftueshëm, tani edhe fëmijët po kanë probleme prej shkollës edhe kerret rrugëve të parkuara, prej qenve endacakë ka probleme shumë të mëdha”, shprehet një qytetar.

  “I ka tri javë gati janë bo që s’ka ndriçim publik, s’ka pas para nja dy tre muajsh, i lëshuan tash prapë ka mungesë nuk e di”, thotë një tjetër qytetar.

“Është pengesë e madhe me banorë ka që kalojnë këtu rregullisht edhe gjatë natës është problem shumë pa ndriçim, nganjëherë shumë rrallë aktivizohen, jo rregullisht”, shprehet një tjetër qytetar.

Në Komunën e Prishtinës thonë se po e rregullojnë ndriçimin aty ku nuk punon.

“Daneil Defo dhe Vlora, pra edhe në të njëjtën kohë edhe rruga Haxhi Zeka ka pasur intervenime nga KEDSI, andaj kjo ka qenë arsyeja që nuk ka qenë funksional ndriçimi, po sot veç ka filluar me intervenimet tani veç kur po flas e kam konfirmimin që rruga Haxhi Zeka është përfunduar e tash po intervenohet në rrugët tjera që po i përmendni”, tha Ilirik Musliu, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Për vitin e ardhshëm, sipas zyrtarëve komunalë, është rritur buxheti për zgjerim të ndriçimit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat