Kryetari i Prishtinës për situatën me mbeturinat: Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar

Prishtina

Kryetari i Prishtinës për situatën me mbeturinat: Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:32
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas situatës së krijuar me mbeturinat në kryeqytet.

Rama në Facebook ka thënë se situata me rrugët e mbushura me mbeturina është e papranushme teksa ka theksuar se e kanë kuptuar zhëgënjimin e punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi” që janë futur në grevë.

“Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.” – ka thënë ai.

Statusi i tij:

Të nderuar banorë të kryeqytetit,

Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë.

Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme.

Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.

Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se po punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat